Një biznes në rritje

prej 10 vitesh

Ne synojmë që të arrijmë një të ardhme të qëndrueshme

PAM PLAST është lider në industrinë e prodhimit të plastikës. Me vendodhje në Korçë, ne përqendrohemi në zhvillimin e produktit dhe markës. Ne synojmë të zgjidhim problemet e biznesit përmes zgjidhjeve plastike, duke dhënë zgjidhjet më të mira për produktet tuaja.

Si prodhues kryesor i kontejnerëve të paketimit plastik, ne realizojmë zgjidhje të përshtatshme për të ardhmen për çdo kërkesë të klientëve tanë për paketim dhe e bëjmë atë sa më inovative dhe të qëndrueshme.

PAM PLAST, një biznes  me përvojë, njohuri të gjera dhe një ekip aktiv plot pasion, siguron që falë produkteve të paketimit partnerët të kenë zgjidhjen perfekte për nevojat e tyre të paketimit.
Për këtë, ne përdorim metoda inovative dhe materiale të papërpunuara plastike të riciklueshme me cilësi të lartë 100%. Përfshirja e lartë siguron që ne të njohim klientët tanë dhe zinxhirët në të cilët ata operojnë. Ne synojmë të arrijmë një bashkëpunim të përkushtuar me klientët në mënyrë që të realizojmë plotësimin e kërkesave që dëshirojnë. 

Ne jemi PAM PLAST

0
Produkte
0
Partnerë
Makineri prodhimi

VIZIONI YNË

Vizioni ynë është krijimi i një partneriteti të sigurt me klientët dhe furnizuesit tanë, si dhe rritja e vazhdueshme e vlerës së kompanisë, duke siguruar një të ardhme të begatë për të gjithë individët që punojnë në PAM PLAST.

MISIONI YNË

Respektimi i vlerave thelbësore të Kompanisë: përgjegjësia, integriteti, reagimi, fleksibiliteti, kujdesi ndaj klientit, bashkëpunimi dhe udhëheqja.

Krijimi i standardeve të reja të biznesit nëpërmjet inovacionit dhe të menduarit me zgjuarsi, si dhe duke ndihmuar orientimin e klientëve tanë në tregjet përkatëse.

Sigurim jo vetëm i produkteve, por edhe  zgjidhjeve të përshtatshme dhe inovative, sipas kërkesave dhe nevojave specifike të klientëve tanë.

“Veprojmë në nivel lokal dhe mendojmë në nivel global” – shërbime për dhjetëra kompani në rajonin e Ballkanit, nëpërmjet shpërndarjes strategjike gjeografike.

Rritje e përfitimit përmes zgjerimit organik dhe blerjeve strategjike.

Arritja e çmimeve konkurruese me ekonomitë e shkallës, integrimi vertikal dhe energji të brendshme.

Kombinimi i teknologjive të ndryshme moderne me eksperiencën e gjatë know-how, si dhe me përvojën e fituar në tregjet që operojmë.

Respektimi i mjedisit tonë global dhe shoqërisë ku punojmë dhe jetojmë.

 

Përse duhet të punoni me ne?

Më të Mirët

Si prodhues ne kemi aftësinë për të kontrolluar cilësinë e produkteve tona që të sigurojmë që klientët tanë të marrin më të mirën.

Porosi të vogla dhe të mëdha

Ne jemi në gjendje të përmbushim minimumin e kutive të vogla por dhe atyre të mëdha. 

Çmime konkuruese

Ne punojmë shumë për t’u ofruar klientëve tanë një çmim të përshtatshëm për të gjitha porositë me madhësi.

Varietet i madh

Ne ofrojmë një larmi të gjerë ngjyrash dhe madhësish, ndryshe nga kushdo tjetër për produktet e kërkuara.

SHËNDETI DHE SIGURIA

Kompani PAM PLAST vepron në përputhje me një politikë të rreptë Shëndeti & Sigurie që synon:

Sigurimin e shëndetit dhe mirëqenies në punë të të gjithë punonjësve, kontraktorëve, vizitorëve dhe anëtarëve të publikut të gjerë që mund të preken nga aktiviteti i kompanisë.

Shmangia e të gjitha dëmtimeve të mundshme të pronës.

Përmirësimi i kulturës së Shëndetit & Sigurisë në të gjithë kompaninë.

Për realizimin e kësaj politike, Kompania PAM PLAST synon:

Sigurimin dhe ruajtjen e një ambienti pune optimal, duke përfshirë objekte shtesë për rritjen e  mirëqenies, aq sa gjykohet praktikisht e arsyeshme, e sigurt dhe pa rrezik për shëndetin.

Përputhjen me të gjitha normat shëndetësore dhe legjislacionin në fuqi dhe  kur është e përshtatshme, krijimin e standardeve të kompanisë , të procedurave dhe udhëzimeve përkatëse.

Ruajtja, aq sa gjykohet praktikisht e arsyeshme, e sigurisë së makinerive apo pajisjeve në mjediset e kompanisë në mënyrë që ato të mos paraqesin rrezik për shëndetin, për sigurinë në punë dhe mirëqenien e të gjithë personelit.

Dhënia e informacionit, udhëzimeve, trajnimeve, si dhe mbikëqyrja në përdorimin e makinerive dhe pajisjeve, të cilat kompania i konsideron të nevojshme apo të domosdoshme.

Ruajtja dhe përmirësimi i procedurave që sigurojnë përdorimin, trajtimin, ruajtjen dhe transportin e artikujve dhe lëndëve të para, aq sa gjykohet praktikisht e arsyeshme.

Identifikimi dhe vlerësimi i të gjitha rreziqeve që mund të ndikojnë drejtpërdrejt tek personeli, sidomos të rinjtë, me qëllim të reduktimin e tyre në nivele të pranueshme.

Nxitja e praktikave të mira shëndetësore për punonjësit.

Promovimi i një kulture pozitive, e cila është e bazuar në parimin se të gjitha incidentet mund të parandalohen. Në rastet e ngjarjeve të paparashikuara, sigurimi i programeve të reagimit emergjent për të minimizuar dëmin tek njerëzit dhe pasuritë.

Shqyrtim i rregullt dhe përditësimin i politikave tona të Shëndetit dhe Sigurisë.

Njohja e të gjithë të punësuarve dhe kontraktorëve me politikat tona të Shëndetit & Sigurisë.

Është përgjegjësi e kompanisë PAM PLAST që të krijojë një mjedis ku drejtuesit, të punësuarit dhe kontraktorët të veprojnë në harmoni të plotë për të zbatuar këtë politikë.

Kjo politikë rishikohet çdo vit për të monitoruar vlefshmërinë e saj dhe për t’u siguruar se ajo pasqyron ndryshimet e vazhdueshme në legjislacion apo në kërkesat e korporatave.

Shqyrtime të përkohshme janë gjithashtu duke u ndërmarrë sipas rastit.

Informohu i pari mbi PAM PLAST!

Dëshironi të jeni të sigurt që jeni gjithmonë të azhornuar me zhvillimet e fundit në industrinë e paketimit? Regjistrohuni tani për të marrë informacion për PAM PLAST

    NE JEMI ARTI I PAKETIMIT!

    PAM PLAST, me vendodhje në Korçë, është një kompani lider në industrinë e prodhimit të plastikës.

    Menu

    Kreu

    Rreth nesh

    Produktet

    Kategorië

    Kontakt

    Të reja

    Punësime

    Kontakt